POSTIMET E FUNDIT

Liverpooli feston në “Anfield” duke e mposhtur me rezultat 2:0 Real Madridin

Në takimin e javës së 5-të të Champions League në futboll, Reali e shijoi edhe humbjen e radhës.

Dy gola të shënuara dhe dy penallti të humbura në sfidën Liverpool – Real Madrid,

Liverpooli kaloi në epërsi me golin e Mac Allister në minutën e 52-të.

Dy penallti të humbura, portieri Kellehe i Liverpoolit e priti penalltinë e Mbappes në minutën e 61-të.  Nga ana tjetër, Salah shpërdoroi penalltinë në minutën e 70-të, goditja e tij shkoi jashtë portës së djathtë të Real Madridit. Në minutën e 77-të, Cody Gakpo shënoi me kokë për 2:0.

Rezultatet

Aston Villa – Juventus 0:0
Bologna – Lille 1:2
Celtic – Club Brugge 1:1
Dinamo – Dortmund 0:3
Liverpool – Real 2:0
Monaco – Benfica 2:3
PSV – Shakhtar 3:2

Pas xhiros së pestë, Liverpooli kryeson me 15 pikë, pasojnë Interi 13, Barcelona 12, Atalanta 11, Bayer 10, Arsenali 10, Monaco 10, Aston Villa 10, ndërsa Reali është në vend të 24-të me 6 pikë./ K.Goca

 

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB