BallinaAtdheuVetëvendosja thërret vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

Vetëvendosja thërret vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

-

Vetëvendosje ka thirrur për në orën 14:00 vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, më pak se dy orë pas ndërprerjes së saj.

Partia Demokratike e Kosovës nuk pritet të marrë pjesë në vazhdimin e seancës, ndërkohë që LDK-ja ka thënë se shkon sa herë që thirret. Konstitutimi i Kuvendit dështoi pasi që Vetëvendosje nuk e votoi kandidaturën e PDK-së për nënkryetare, Vlora Çitaku.

Partitë ndryshe nga seanca e kaluar që nuk ranë dakord se si të votohen nënkryetarët, në grup apo ndaras, këtë të premte votuan për votimin e nënkryetarëve veçmas me 71 vota pro. Propozimet për nënkryetar ishin: Ardian Gola, Vlora Çitaku, Kujtim Shala, Emilja Rexhepi dhe Sllavko Simiç.

Ardian Gola nga Lëvizja Vetëvendosje u zgjodh nënkryetar me 100 vota pro ndërsa Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës mori vetëm 44 vota duke sjellë që ajo të mos zgjidhej nënkryetare.

PDK më pas u ftua që të bëjë propozim të ri për nënkryetar, por shumica e deputetëve dolën nga salla. Vetëm deputeti Mërgim Lushtaku mbeti në sallë. Pas largimit të deputetëve Haxhiu njoftoi ndërprerjen e seancës, transmeton euronewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

SUKSES I RI EVROPIAN PËR UNT

0
Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup bëhet zyrtarisht partner në projektin madhor evropian Co4RES (Coordinated Control for Renewable Energy Systems), i financuar nga Komisioni Evropian...