HAPET THIRRJA PËR APLIKIM – EDICIONI I DYTË I AKADEMISË PËR DREJTËSI SOCIALE
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) hap thirrjen për aplikim për edicionin e dytë të Akademisë për Drejtësi Sociale, e cila do të mbahet më 14, 15, 16 dhe 19 tetor 2026, në Hotel Sirius, Prishtinë, nga ora 09:00 deri në 16:00.
Akademia për Drejtësi Sociale është një program katërditor që synon zgjerimin e njohurive dhe nxitjen e diskutimit profesional mbi drejtësinë sociale dhe mbrojtjen juridike të të drejtave sociale në Kosovë.

Përmes ligjëratave, diskutimeve dhe ushtrimeve praktike, Akademia do të përqendrohet në tre fusha kryesore:
Të drejtat sociale dhe standardet juridike – të drejtat e garantuara me Kushtetutë, ligje dhe instrumente ndërkombëtare;
Barazia, puna dhe mbrojtja sociale – mbrojtja nga diskriminimi, e drejta në punë dhe në kushte të dinjitetshme, pensionet, liria sindikale dhe dialogu social;
Përgjegjësia institucionale dhe qasja në drejtësi – roli i institucioneve legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore në garantimin dhe realizimin efektiv të të drejtave sociale.
Kush mund të aplikojë?
Të drejtë aplikimi kanë personat e moshës 18–35 vjeç, përfshirë:
Studentët dhe të diplomuarit në Fakultetin Juridik;
Studentët dhe të diplomuarit në shkencat politike, sociologji, punë sociale dhe fusha të tjera të shkencave sociale;
Gazetarët që mbulojnë çështjet sociale dhe juridike;
Përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile;
Personat e angazhuar ose të punësuar në sektorin publik në fusha që lidhen me drejtësinë dhe politikat sociale.
IKD do të përzgjedhë 20 pjesëmarrës. Inkurajohen veçanërisht aplikimet e grave dhe vajzave, si dhe të pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë.
Çfarë ofron Akademia?
Ligjërata nga ekspertë të fushës;
Diskutime dhe ushtrime praktike;
Thellim të njohurive mbi drejtësinë sociale, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave sociale;
Mundësi për shkëmbim të përvojave dhe krijim të kontakteve profesionale;
Certifikatë për pjesëmarrësit që e përfundojnë programin.
Si të aplikoni?
Kandidatët duhet t’i dërgojnë dokumentet e mëposhtme:
CV-në;
Letrën motivuese.
Dokumentet duhet të dërgohen në adresën elektronike:
akademia@kli-ks.org
Në titullin e emailit duhet të shkruhet:
Aplikim – Akademia për Drejtësi Sociale 2026
Afati i fundit për aplikim: 20 shtator 2026
Vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistimit do të kontaktohen dhe do të njoftohen me kohë për hapat e mëtejshëm.
Për informata shtesë, mund të na shkruani në akademia@kli-ks.org.
Apliko dhe bëhu pjesë e edicionit të dytë të Akademisë për Drejtësi Sociale!
Kosovo Law InstituteUniversiteti Haxhi ZekaFakulteti Juridik – UHZ Pejë /UHZ










