BallinaDiasporaTrump ndez Konventën e Republikanëve në Teksas, Berisha: Dita e parë ishte...

Trump ndez Konventën e Republikanëve në Teksas, Berisha: Dita e parë ishte e zjarrtë

-

Konventa e Republikanëve në Teksas ka nisur me një atmosferë të jashtëzakonshme dhe me entuziazëm të madh nga pjesëmarrësit. Dita e parë e aktivitetit është shoqëruar me energji të fortë politike, ndërsa fjalimi i Presidentit Donald Trump është pritur me ovacione dhe entuziazëm të veçantë. Ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përcjellë përmes një reagimi në rrjetet sociale atmosferën e krijuar gjatë Konventës, duke e cilësuar ditën e parë si “të zjarrtë”. Sipas Berishës, pjesëmarrja dhe pritja entuziaste ndaj fjalimit të Presidentit Trump dëshmojnë për energjinë dhe mobilizimin e madh politik që ka shoqëruar këtë aktivitet. “Konventa në Teksas nis me një energji të jashtëzakonshme! Dita e parë e Konventës ishte e zjarrtë, ndërsa fjalimi i Presidentit Donald Trump u prit me entuziazëm të jashtëzakonshëm”, shkruan Berisha, transmeton kjone.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kosova përkujton viktimat e 11 Shtatorit në Ambasadën amerikane në Londër

0
Ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti, ishte i pranishëm sot në ceremoninë përkujtimore të organizuar në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara...