BallinaAtdheuPeleshi: Bashkëpunimi parlamentar me Austrinë do të vijojë të forcohet

Peleshi: Bashkëpunimi parlamentar me Austrinë do të vijojë të forcohet

-

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi një takim me kryetarin Michael Hammer dhe delegacionin e Grupit të Miqësisë me Shqipërinë të Këshillit Kombëtar të Austrisë.

Peleshi theksoi marrëdhëniet e hershme të miqësisë mes Shqipërisë dhe Austrisë, të forcuara ndër vite përmes bashkëpunimit politik dhe shkëmbimeve në fusha të ndryshme.

“Shqipërinë dhe Austrinë i lidh një miqësi e hershme, e forcuar ndër vite nga bashkëpunimi politik dhe shkëmbimet në shumë fusha”, theksoi ai.

“Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme ndaj rrugëtimit europian të Shqipërisë”, u shpreh Peleshi.

Ai nënvizoi se bashkëpunimi mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Këshillit Kombëtar të Austrisë do të vijojë të forcohet, duke veçuar edhe projektin e përbashkët “Punishtja e Demokracisë”.

Sipas Peleshit, kjo nismë përbën një shembull të bashkëpunimit mes dy institucioneve dhe kontribuon në edukimin qytetar dhe demokratik të brezit të ri, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shtrenjtohen banesat në Zvicër

0
Blerja e një shtëpie apo apartamenti në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e kushtueshme. Çmimet e pronave të banimit u rritën mesatarisht me...