BallinaEKSKLUZIVEGoogle mbetet punëdhënësi më i preferuar në Zvicër – dy hyrje të...

Google mbetet punëdhënësi më i preferuar në Zvicër – dy hyrje të reja në Top 3

-

BERN – Google vazhdon të jetë punëdhënësi më i preferuar në Zvicër. Për të katërtin vit radhazi, gjiganti amerikan i teknologjisë kryeson renditjen vjetore të Randstad Employer Brand Research 2026. Megjithatë, pas vendit të parë ka pasur ndryshime të mëdha. Në vendin e dytë renditen këtë vit Pilatus Flugzeugwerke, ndërsa Straumann Group ngjitet në vendin e tretë, transmetonn 20min.ch. Të dyja kompanitë bëjnë një hyrje të fortë në mesin e punëdhënësve më të dëshiruar në Zvicër. Ndërkohë, SBB zbret nga vendi i tretë në të katërtin. Rolex përmirëson pozicionin e saj dhe ngjitet nga vendi i nëntë në të pestin. Rënien më të madhe e shënon Swatch. Në vitin 2025, prodhuesi i orëve zinte vendin e dytë, menjëherë pas Google. Në renditjen e këtij viti, Swatch bie në vendin e shtatë dhe tejkalohet nga Rolex. Nga dhjetë punëdhënësit më të preferuar të vitit të kaluar kanë dalë ndërkohë disa emra të njohur, mes tyre Centralschweizerische Kraftwerke, Lombard Odier, Swiss International Air Lines, Kryqi i Kuq Zviceran dhe Spitali Kantonal i Friburgut.

Siguria bëhet gjithnjë e më e rëndësishme

Studimi i Randstad tregon gjithashtu se pasiguria globale po ndikon në mënyrën se si punonjësit e shohin një ndryshim pune. 47,7 për qind e të anketuarve thonë se situata e pasigurt në botë i bën më pak të gatshëm për të ndërruar vendin e punës. Te brezi i babyboomer-ëve, kjo përqindje kalon 55 për qind. Kjo tregon se veçanërisht punonjësit më të vjetër preferojnë stabilitetin dhe sigurinë e një punëdhënësi të qëndrueshëm, në vend që të ndërmarrin rrezikun e një ndryshimi.

Balanca mes punës dhe jetës mbetet vendimtare

Sipas studimit, ndër faktorët më të rëndësishëm kur zviceranët zgjedhin një punë janë balanca mes jetës dhe punës, një atmosferë e mirë në vendin e punës, si dhe paga dhe përfitimet shtesë.

Edhe udhëtimet ndërkombëtare për punë ndahen sipas brezave. Për Gen Z dhe profesionistët e rinj, udhëtimet e biznesit jashtë vendit shihen më shpesh si një avantazh. Në mesin e babyboomer-ëve, megjithatë, më shumë se 52 për qind nuk i konsiderojnë udhëtimet ndërkombëtare si një përfitim tërheqës. Renditja e Randstad bazohet në vlerësimin e 150 kompanive më të mëdha në Zvicër, të cilat punonjësit i gjykojnë sipas 16 kritereve. Punonjësit nuk lejohen të vlerësojnë punëdhënësin e tyre aktual. Randstad e zhvillon këtë studim në Zvicër prej 13 vitesh, transmeton 20min.ch, përcjell helveticALforum.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Barcelona e ka nisur furishëm edicionin e ri në Champions League

0
Katalunasit para shikuesve të vet ngadhënjen me rezultat 5:1 ndaj Feyenoordit. Raphinha ka shënuar në minutën e 3-të dhe të 57-tën, ndërsa Adeyemi gol të...