BallinaEKSKLUZIVEKamberi: “Bota serbe” po materializohet në sytë e BE-së dhe mbarë botës

Kamberi: “Bota serbe” po materializohet në sytë e BE-së dhe mbarë botës

-

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas ceremonisë së varrimit të kriminelit të dënuar për gjenocid, Ratko Mlladiq, në Beograd. Kamberi ka thënë se pamjet nga varrimi i Mlladiqit janë dëshmi se, sipas tij, ideja e “Botës serbe” po materializohet në Ballkan.

“Një fantazmë e re po sillet mbi Ballkanin, fantazma e “Botës serbe”.

Pamjet e varrimit të kriminelit të dënuar për gjenocid, Ratko Mladiq, janë dëshmia se kjo fantazmë po materializohet në sytë e BE-së dhe mbarë botës. Kur shteti, kisha dhe elita politike në Beograd bashkohen për t’i dhënë nderime ushtarake të dënuarit për gjenocid mesazhi i dërguar nuk është thjesht një nostalgji e shëmtuar, por një kërcënim i hapur për të ardhmen e Ballkanit Perëndimorë”, ka shkruar Kamberi.

Reagimi i Kamberit vjen pas ceremonisë së varrimit të Mlladiqit në Beograd, e cila ka nxitur reagime edhe nga zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Begaj dekreton emërimin e Klodiana Spahiut në krye të Ministrisë së...

0
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar shkarkimin e Evis Salës nga detyra e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe emërimin në vend të saj...