BallinaAtdheuPas 1 muaji pushim, deputetët rikthehen sot në Kuvend! 

Pas 1 muaji pushim, deputetët rikthehen sot në Kuvend! 

-

Pas pushimeve të verës ligjvënësit do të rikthehen nesër në Parlament me prioritet reformën territoriale, zgjedhoren si dhe ligjet e integrimit. Por, në nisje të saj deputetët pritet të përballen me protesta nga qytetarët, të cilët kanë paralajmëruar grumbullimin e tyre pranë parlamentit kur të nisë seanca. Të martën në orën 17:00  deputetë do të rikthehen në punë pasi parlamenti nis sesionin e ri.  Kushtetuta e përcakton që deputetët pas verës, të kthehen në karriget e ligjvënësit të hënën e parë të shtatorit, por pushimi zyrtar e shtyu nisjen e sesionit të ri parlamentar për të martën e 8 shtatorit.

Fjala e parë i takon kryeparlamentarit Niko Peleshi. Më tej, rendi i ditës përfshin vetëm çeljen e punimeve. Ende nuk dihet nëse kryetarët e grupeve parlamentare do të mbajnë një fjalë.

Nuk dihet nëse kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm, ndërsa do të mungojë kreu i opozitës Sali Berisha që ka udhëtuar për në Konventën e Republikanëve në Shtetet e Bashkuara. Sipas burimeve, në nisje të seancës do të jetë gati edhe dekreti i Presidentit për ministren e re të shëndetësisë Klodiana Spahiu. Kjo do t’i hapë rrugë betimit të saj në parlament e propozimit të një tjetër emri nga radhët e socialistëve si nënkryetar Kuvendi, detyrë që sesionin e shkuar e mbajti ministrja e re.

Sesioni i ri do të rikthejë para Kuvendit edhe Revolucionin e Flamingove. Qytetarët që protestojnë në shesh prej afro 100 ditësh kanë paralajmëruar se do t’i presin me protesta deputetët, ndaj policisë i duhet sërish të krijojë perimetrin që ligjvënësit të kalojnë të sigurt.

Por, edhe brenda sallës tensionet pritet të mos mungojnë as këtë sesion. Gushti u trazua nga një propozim i socialistëve për të ndryshuar hartën territoriale e për të ulur ndjeshëm numrin e bashkive, nga 61 në 46. Ndërsa pezull është reforma territoriale ku palët nuk kanë asnjë produkt konkret dhe puna duket pa ritëm.

Zgjedhjet e ardhshme lokale, ato të pranverës 2027, pritet të jenë një nxitje e fortë politike për debate e përplasje të ashpra në parlament. PS duket se ka filluar përgatitjet që në ditët e para të shtatorit, duke u përpjekur të afrohet më shumë me qytetarët përmes mekanizmave si “Besa” apo “Prania Besnike”, ndërsa edhe PD siç ka deklaruar vetë Berisha, do t’i nisë përgatitjet këtë muaj.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë/shqiptarja

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Nga spitalet e Europës dhe Amerikës në Shqipëri, tre mjekë nga...

0
Profesionistët vijnë pas një karriere në Gjermani, Itali dhe SHBA, në kuadër të Platformës “Mjekë nga Diaspora”. Tre mjekë shqiptarë që kanë ndërtuar...