BallinaSportiKroaci, Erind Cara merr medaljen e argjendtë në Judo

Kroaci, Erind Cara merr medaljen e argjendtë në Judo

-

Në Jelsa të Kroacisë u zhvillua sot Kupa e Europës për Veteranë në sportin e Judo-s, ku sportisti shqiptar Erind Cara u rendit në vendin e dytë, duke fituar medaljen e argjendtë.

Cara arriti të triumfojë në dy ndeshjet e tij përballë sportistëve nga Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina, duke siguruar një tjetër rezultat të rëndësishëm në këtë kompeticion. Medalja e argjendtë vjen vetëm një muaj pasi Cara u shpall për të tretin vit radhazi Kampion i Ballkanit.

Gara në Kroaci ishte një përgatitje e rëndësishme për sfidën e radhës. Më 20-24 shtator, Erind Cara do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror që zhvillohet në Sarajevë, ku synon të konkurojë për një vend në zonën e medaljeve, transmeton kjone.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

UNIVERSITETI “HAXHI ZEKA” MIRATON PLANIN STRATEGJIK 2027–2030

0
Këshilli Drejtues i Universitetit “Haxhi Zeka”, në mbledhjen e mbajtur më 28.10.2026, ka miratuar Planin Strategjik për periudhën 2027–2030, dokumentin themelor që përcakton vizionin,...