BallinaAtdheuMinistri Hoxha takon të Dërguarin Special të SHBA-ve

Ministri Hoxha takon të Dërguarin Special të SHBA-ve

-

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me Paolo Zampollin, të Dërguarin Special të Shteteve të Bashkuara për Partneritetet Globale, ku në fokus ishte forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Hoxha bëri të ditur se gjatë takimit u riafirmua “lidhja e veçantë” mes dy vendeve dhe vullneti i përbashkët për ta thelluar dhe zgjeruar bashkëpunimin.

Në qendër të diskutimeve ishte krijimi i partneriteteve dhe mundësive të reja në fusha me interes të ndërsjellë, veçanërisht në tregti, angazhimin ekonomik dhe rritjen e investimeve amerikane në Shqipëri.

Kënaqësi të takoja sot Paolo Zampolli, të Dërguarin Special të Shteteve të Bashkuara për Partneritetet Globale. Ne riafirmuam lidhjen e veçantë midis Shqipërisë dhe SHBA-së, dhe vendosmërinë tonë të përbashkët për të thelluar dhe zgjeruar më tej partneritetin tonë strategjik.

Miqësia bëhet më e fortë kur krijon partneritete dhe mundësi të reja, të cilat nga ana tjetër përkthehen në lidhje më të ngushta, prosperitet më të madh dhe përfitime më të prekshme për vendet dhe popujt tanë.

Ne jemi të përkushtuar për të fuqizuar më tej këtë marrëdhënie, duke zgjeruar bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë, përfshirë tregtinë, angazhimin ekonomik dhe rritjen e investimeve amerikane në Shqipëri. Për ne, lidhja transatlantike mbetet gurthemeli i sigurisë sonë dhe një spirancë e qëndresës demokratike. Duke thelluar bashkëpunimin dhe duke nxitur partneritete të reja, ne jo vetëm që forcojmë aftësinë tonë të përbashkët për t’u përballur me sfidat e përbashkëta, por gjithashtu investojmë në një të ardhme më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë për të dy kombet tona”, shkruan ministri, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Mourinho para Interit: “Dua të fitoj, jo vetëm të luajmë mirë”

0
Jose Mourinho ka vendosur objektivin e qartë për Real Madridin në prag të përballjes me Interin në Ligën e Kampionëve: fitoren. Trajneri portugez kërkon...