BallinaDiasporaKonsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Düsseldorf uron homologen bullgare me rastin...

Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Düsseldorf uron homologen bullgare me rastin e Ditës Kombëtare të Bullgarisë

-

Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Düsseldorf, z. Behar Isma, mori pjesë në koncertin festiv të organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës së Bullgarisë – Ditës së Bashkimit të Bullgarisë.

Koncerti u mbajt në Gerhart Hauptmann Haus në Düsseldorf, në një atmosferë festive dhe solemne, ku u shënua një nga datat më të rëndësishme kombëtare të Bullgarisë.

Me këtë rast, Konsulli i Përgjithshëm Behar Isma i përcolli urimet e tij të përzemërta homologes së tij, znj. Snezhina Marinova, Konsulle e Përgjithshme e Republikës së Bullgarisë në Düsseldorf.

Pjesëmarrja e përfaqësuesit të Kosovës në këtë aktivitet festiv dëshmon për marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin ndërmjet përfaqësive diplomatike e konsullore të të dyja vendeve në Gjermani. Lajmi është bërë i ditur nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Düsseldorf, transmeton helveticALforum.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kosova eliminon Estoninë dhe kualifikohet në play-off për Botërorin

0
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll është kualifikuar në fazën e play-off-it për Kampionatin Botëror, duke siguruar kalimin në raundin tjetër falë fitores bindëse në...