BallinaDiasporaKryeministri Rama në Itali, merr pjesë në Forumin e Cernobbios

Kryeministri Rama në Itali, merr pjesë në Forumin e Cernobbios

-

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në edicionin e 52-të të Forumit “Intelligence on the World, Europe and Italy”, që zhvillohet në Cernobbio, Itali, me pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë politikë, institucionalë dhe ekonomikë nga Evropa dhe më gjerë.

Kryeministri Rama do të jetë pjesë e panelit “Agjenda për Evropën”, në sesionin kushtuar “Rajonit të Mesdheut”, së bashku me Kryeministrin e Kroacisë dhe Presidentin e MED9, Andrej Plenković. Paneli do të moderohet nga ish-Kryeministri i Italisë, Paolo Gentiloni.

Në fokus të Forumit janë zhvillimet gjeopolitike dhe ekonomike, pozicioni i Evropës në botë, sfidat globale dhe roli i Mesdheut në arkitekturën e re evropiane dhe ndërkombëtare, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shaban Sadriu, nga Lajçiqi i Kamenicës në Bursë: Një histori suksesi...

0
Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, vizitoi kompleksin sportiv “Zafer Spor” në Bursa, ku u takua me Shaban Sadriun, birin e një familjeje shqiptare nga...