Përfaqësuesit e Kosovës do të jenë sot të angazhuar në tri sporte në kuadër të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”. Garat për Kosovën nisin në orën 09:00 me karate, ku do të paraqiten Albulena Gërvalla, Qëndresa Ibrahimi, Islam Selmani, Elmedin Istogu, Vlera Qerimi dhe Betim Maliqi. Garat zhvillohen në Karol Wojtyla Sport Hall.
Në orën 15:00, përfaqësuesja e Kosovës në hendboll për vajza përballet me Maqedoninë e Veriut, në Fassano Sport Hall. Ndërsa në orën 17:15, në atletikë do të garojë Muhamet Ramadani, në Salinella G. Valente. Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” po zhvillohen nga 21 gushti deri më 3 shtator, me Kosovën pjesë e garave në disa sporte, transmeton BSot.










