BallinaSportiNelson Hysa ka shënuar një fitore të shpejtë dhe spektakolare

Nelson Hysa ka shënuar një fitore të shpejtë dhe spektakolare

-

Boksieri shqiptar Nelson Hysa ka shënuar një fitore të shpejtë dhe spektakolare ndaj norvegjezit Thomas Narmo, në një përballje të peshave të rënda në “O2 Arena” të Londrës, duke mbrojtur titullin WBO Global Heavyweight Championship. 41-vjeçari shqiptar mposhti kundërshtarin brenda vetëm dy raundeve, në meçin që ishte pjesë e programit të duelit mes Moses Itaumas dhe Filip Hrgoviqit.

Hysa e rrëzoi Narmon 36 sekonda pas fillimit të raundit të dytë, me një të djathtë të fuqishme mbi një goditje të ngadaltë të norvegjezit. Narmo arriti të ngrihej në këmbë, por ishte dukshëm i tronditur dhe nuk qëndronte mirë në këmbë. Për këtë arsye, gjyqtari ndërhyri dhe ndërpreu meçin, duke ia dhënë fitoren Hysës me nokaut teknik./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kosova dhe Hungaria thellojnë bashkëpunimin kulturor, në fokus trashëgimia dhe integrimi...

0
Përfaqësues të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Kosovës dhe të institucioneve hungareze diskutuan për projekte të përbashkëta, shkëmbime artistike, bursa studimi dhe promovimin...