BallinaKulturaHolanda tërhiqet nga Eurovisioni: Konkursi nuk është më neutral

Holanda tërhiqet nga Eurovisioni: Konkursi nuk është më neutral

-

Transmetuesi publik holandez Avrotros njoftoi të hënën se Holanda nuk do të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të Eurovision Song Contest. Sipas transmetuesit, konkursi “nuk mund të konsiderohet më neutral”, për shkak të luftës në Gaza, raporto DW.

Drejtori i Përgjithshëm i Avrotros, Taco Zimmerman, tha se konfliktet ndërkombëtare po ndikojnë gjithnjë e më shumë te konkursi dhe po “dëmtojnë karakterin e tij neutral”, ndërsa shtoi se eventi “është shndërruar në një platformë për përçarje”.

Holanda bojkotoi Eurovisionin e vitit 2026, së bashku me disa vende të tjera, në shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së Izraelit. Në fillim të këtij muaji, organizatorët e Eurovisionit njoftuan rregulla të reja që ndalojnë çdo vend të përfshirë në një konflikt të armatosur të presë konkursin.

“Megjithatë, ndryshimet e njoftuara së fundmi… nuk ofrojnë siguri të mjaftueshme se karakteri i pavarur dhe neutral i Eurovision Song Contest është rikthyer”, tha Avrotros.

Izraeli ishte shumë pranë fitores në konkursin e viteve 2025 dhe 2026, duke u renditur i dyti në të dyja edicionet. Eurovisioni i vitit 2027 do të zhvillohet në Burgas të Bullgarisë, pasi këngëtarja Dara fitoi edicionin e këtij viti në Vjenë të Austrisë.

Eurovisioni, “shumë i dashur për ne”
Holanda mori pjesë në edicionin e parë të Eurovision Song Contest në vitin 1956.

Vendi e ka fituar konkursin pesë herë, për herë të fundit në vitin 2019 me Duncan Laurence dhe këngën “Arcade”.

Sipas faqes zyrtare të Eurovisionit, “Arcade” ishte kënga e parë pjesëmarrëse në konkurs që arriti një miliard transmetime në Spotify.

Tërheqja e Holandës nga Eurovisioni i ardhshëm është “e dhimbshme, pasi do të kishim dashur shumë të ishim sërish pjesë e konkursit vitin e ardhshëm”, tha Zimmerman.

“Si transmetues publik, ne mbetemi të përkushtuar ndaj vlerave tona. Ato na udhëheqin në gjithçka që bëjmë, edhe kur kjo do të thotë të largohemi nga një event që është shumë i dashur për ne”, shtoi ai, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shaban Tërstena me një mesazh të fuqishëm

0
Kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampion olimpik në vitin 1988, legjenda e mundjes Shaban Tërstena, ka përgëzuar dy mundësit shqiptarë që përfaqësojnë Maqedoninë...