BallinaDiasporaMediat britanike rekomandojnë Ksamilin

Mediat britanike rekomandojnë Ksamilin

Tabloidi britanik Metro e ka renditur Shqipërinë mes 3 vendeve më të mira për pushime, ku shpenzimet i përmbushin më së miri kërkesat për udhëtimet e verës. Për të hartuar listën është marrë mendimi i ekspertes së turizmit Aria Patil, e cila ka 26 vite që udhëton në të gjithë botën.

Ajo u sugjeron britanikëve të zgjedhin Ksamilin ose Sarandën për të pushuar, pasi edhe vetë ka pushuar në këtë zonë. Rekomandon marrjen e një makine me qira, pasi mund të vizitohen më shumë plazhe.


Për Ksamilin nënvizon se është i famshëm për plazhet me rërë të bardhë, ujërat ngjyrë bruz dhe ishujt e vegjël, që të gjithë e përshkruajnë si një alternativë të përballueshme mesdhetare, të ngjashme me Maldivet. “Ksamili ishte i qetë edhe pse duket i shtrenjtë. Megjithatë është një mundësi e mirë pasi kombinon plazhet, ushqimin dhe baret”, – thuhet në shkrim. Megjithatë, ekspertja britanike sugjeron edhe Sarandën, sidomos në tetor, kur turmat e njerëzve janë larguar dhe mund të shijosh në qetësi ujërat e kristalta. Përveç Shqipërisë, Metro sugjeron edhe Malin e Zi dhe Marokun, transmeton gtema.

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ilir Shaqiri nderohet me çmimin “Mediterraneo di Pace” në Itali

0
Këngëtari, poeti dhe shkrimtari kosovar Ilir Shaqiri është nderuar me çmimin “Mediterraneo di Pace”, të ndarë nga Klubi për UNESCO-n i Kozencës në Itali,...