Me përfundimin e sezonit të aktiviteteve kulturore dhe fillimin e pushimeve verore, SH.K.A. “Dardania” u uron të gjithë anëtarëve të saj, familjeve të tyre, si dhe gjithë bashkëatdhetarëve tanë, pushime të mbara, të qeta dhe plot momente të bukura me njerëzit më të dashur.
Urojmë që këtë verë të shijoni bukuritë e rivierës sonë shqiptare, brigjet e mrekullueshme të Shqipërisë, mandej rivierën e Ulqinit në Malit të Zi, dhe vendeve të tjera të Ballkanit, duke kaluar ditë të paharrueshme pranë detit, natyrës dhe traditave tona.

Njëkohësisht, ju ftojmë që gjatë pushimeve të mos e anashkaloni vendlindjen tuaj. Vizitoni familjarët, miqtë dhe të afërmit, ecni përsëri në rrugët ku u rritët, kujtoni rrënjët tuaja dhe përcillni tek brezat e rinj dashurinë për vendin, gjuhën, kulturën dhe traditat tona, pse jo edhe ditën e diasporës që organizohen anekëndë Kosovës.
Pushimet janë koha më e mirë për t’u çlodhur, për të krijuar kujtime të bukura dhe për t’u rikthyer me energji të reja, shëndet e motivim për sezonin e ardhshëm kulturor.
Ju urojmë udhëtime të sigurta, shëndet, gëzime dhe një verë sa më të bukur! Këthehuni shëndosh e mirë, që të jemi të gatshëm të vazhdojmë ativitetet tona për këtë vitë.
Pushime të mbara dhe mirë u rikthim pas verës!
Me respekt:
Kryesia e SH.K.A. “Dardania” – Winterthur




