POSTIMET E FUNDIT

Universiteti Veror në Universitetin “Haxhi Zeka” nis me pjesëmarrje të gjerë ndërkombëtare

Pejë, 29 qershor 2026 – Universiteti “Haxhi Zeka” ka hapur zyrtarisht edicionin e sivjetmë të Universitetit Veror, duke konfirmuar edhe një herë angazhimin e tij për ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë dhe fuqizimin e bashkëpunimit akademik me institucione prestigjioze nga vende të ndryshme të botës. Në këtë edicion marrin pjesë mbi 30 profesorë ndërkombëtarë dhe më shumë se 130 studentë nga universitete të ndryshme, duke e shndërruar kampusin universitar në një qendër të rëndësishme të shkëmbimit të njohurive, përvojave dhe kulturave akademike. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar Fakultetit Juridik, ku këtë vit janë mirëpritur mbi 15 studentë ndërkombëtarë nga universitete me renome. Pjesëmarrja e tyre synon të nxisë bashkëpunimin akademik, shkëmbimin e praktikave më të mira dhe avancimin e njohurive në fushën e drejtësisë. Sipas organizatorëve, Universiteti Veror përfaqëson një platformë të rëndësishme për zhvillimin profesional të studentëve dhe stafit akademik, duke promovuar dialogun ndërkulturor, inovacionin dhe standardet evropiane e ndërkombëtare në arsimin e lartë.

Aktivitetet e Universitetit Veror do të zgjasin deri më 10 korrik dhe përfshijnë ligjërata, punëtori, diskutime akademike dhe aktivitete të tjera që synojnë forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ngritjen e cilësisë në procesin arsimor., transmeton UHZ, përcjell helveticALForum.ch.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB