Ambasadori i Kosovës në Washington D.C., Ilir Dugolli, ka zhvilluar një takim me kongresistin amerikan Michael Baumgartner, ku në fokus të bisedimeve ishin marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe zhvillimet e fundit në rajon.
Sipas njoftimit të Ambasadës së Kosovës në Washington D.C., takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive, me theks të veçantë në forcimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në çështjet me interes të përbashkët.
“Ambasadori Dugolli kishte nderin të takohej me kongresistin Michael Baumgartner për një diskutim thelbësor mbi marrëdhëniet Kosovë-SHBA dhe zhvillimet në rajon”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Ambasada në rrjetin social Facebook.
Takimi riafirmon angazhimin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, si partnerë strategjikë, transmeton rtk.




