POSTIMET E FUNDIT

Suedia zgjohet vonë dhe mbetet jashtë! Japonia merr atë që do dhe vijon ëndrrën në Botëror

Në sfidën tjetër deçizive të Grupit F, Japonia dhe Suedia kanë ndarë pikët pas një barazimi luftarak 1-1.

Ky rezultat, edhe pse i ekuilibruar, ka pasur vlera të jashtëzakonshme për “Samurajt”, të cilët falë kësaj pike të artë kanë arritur të sigurojnë kualifikimin për në fazën me eliminim direkt të këtij Botërori, duke iu bashkuar Holandës kryesuese. Zhvillimi i lojës dhe golat Pasi pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, emocionet u rezervuan të gjitha për fraksionin e dytë të lojës. Japonia kaloi e para në avantazh në minutën e 56-të falë një finalizimi të saktë nga sulmuesi Daizen Maeda, duke ndezur shpresat për një kualifikim të qetë. Megjithatë, reagimi i skandinavëve nuk vonoi. Vetëm gjashtë minuta më vonë, në minutën e 62-të, talenti Anthony Elanga riktheu baraspeshën duke shënuar për Suedinë dhe duke hapur sërish llogaritë.

Pavarësisht përpjekjeve nga të dyja anët në minutat e mbetura për të gjetur golin e fitores, rezultati mbeti i pandryshuar. Kjo pikë i mjaftoi Japonisë për të festuar kalimin e fazës së grupeve, ndërsa Suedia mbyll aventurën e saj në këtë kampionat botëror./K.Goca/BS

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB