Gjermania dhe Bregu i Fildishtë kanë avancuar në të 16-shen e finales së Kampionatit Botëror në futboll, pas përfundimit të ndeshjeve në Grupin E. Ekuadori ka arritur një fitore të madhe me rezultat 2:1 ndaj Gjermanisë, por ende duhet të presë rezultatet e grupeve të tjera për të mësuar nëse do të sigurojë kualifikimin në fazën eliminuese.
Grupi E
Ekuadori – Gjermania 2:1
Curacao – Bregu i Fildishtë 0:2
Tabela
1. Gjermania 3 2 1 0 10:4 6
2. Bregu i Fildishtë 3 2 0 1 4:6
3. Ekuadori 3 1 2 1 2:2 4
4. Curacao 3 0 1 2 1:9 1
Gjermania e mbylli Grupin E në pozitën e parë me 6 pikë, po aq sa Bregu i Fildishtë në vendin e dytë. Ekuadori renditet i treti me 4 pikë, ndërsa Curacao mbeti në fund me vetëm një pikë. Ekuadori – Gjermania 2:1
Stadiumi “MetLife”, New York.
Gjyqtar: T. Penso (SHBA).
Shikues: 82.000.
Shënues: Angulo (9′), Plata (77′) – Sane (2′).
Kartona të verdhë: Hincapie, Franco, Plata – Pavlloviq.
Ekuador: Gallindez; Franco (Preciado 64′), Ordonez, Pacho, Hincapié (Estupinan 72′); Yeboah (Torres 85), Vite, Caicedo, Angulo (Caicedo 85′); Plata, Valencia (Rodriguez 64′).
Gjermania: Neuer; Kimmich (Thiaw 60′), Rudiger, Tah, Raum; Nmecha (Beier 65′), Pavlloviq (Stiller 46′) ; Sané, Musiala, Wirtz (Gross 73′); Havertz (Undav 60′).
Gjermania e nisi ndeshjen në mënyrë ideale. Në minutën e dytë, Florian Wirtz asistoi bukur për Leroy Sanen, i cili nga rreth 15 metra e dërgoi topin në këndin e poshtëm të djathtë për epërsinë 0:1.
Megjithatë, reagimi i Ekuadorit ishte i shpejtë. Në minutën e nëntë, Nilson Angulo realizoi një gol të bukur nga jashtë zonës, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të majtë për barazimin 1:1.
Në pjesën e dytë, Ekuadori kërkoi me ngulm golin e fitores. Në minutën e 63-të, Enner Valencia pati një rast të shkëlqyer, por goditja e tij drejt këndit të sipërm të djathtë u ndal nga Manuel Neuer. Gjermania u kundërpërgjigj në minutën e 76-të, kur Leroy Sane pati një mundësi të mirë brenda zonës, por portieri ekuadorian reagoi në kohë.
Vetëm një minutë më vonë, Kevin Rodriguez ishte pranë golit për Ekuadorin, por goditja e tij u bllokua në vijën fatale nga një mbrojtës gjerman.
Në minutën e 77-të, Ekuadori gjeti golin e madh të fitores. Gonzalo Plata realizoi pas një harkimi nga këndi, duke vulosur triumfin 2:1 ndaj gjermanëve./K.Goca/BS




