Një tjetër ekip u eliminua, dhe një tjetër u konfirmua. Tunizia, siç thuhet, bëri gati valixhet për t’u kthyer në shtëpi pas humbjes së dytë radhazi në Kupën e Botës, ndërsa Japonia tregoi se është një realitet I rëndësishëm.
Suksesi 4-0 I kombëtares nga Lindja e Largme ishte jo vetëm I merituar, por as nuk u vu kurrë në diskutim, dhe japonezët bënë të njëjtën gjë si edhe Suedia që I mundi tunizianët 5-1.
Aziatikët iu përgjigjën Holandës, duke mbajtur vendin e dytë në grupin F me 4 pikë, po aq sa “tulipanët”, dhe me golaverazh të njëjtë, por duke shënuar një rrjetë më pak. Kamada shënoi të parin që në 4’, pastaj Ueda dyfishoi shifrat në 31’, pra që në pjesën e parë. Pas pushimit, Ito garantoi përfundimisht fitoren me golin e minutës së 69-të, për të ardhur 7 minuta para fundit edhe rrjeta e dytë nga Ueda.
Skuadra e atij që quhet “vendi ku lind Dielli”, pati 60 për qind mbajtje topi dhe gjuajti 11 herë, me 5 në portë, ndërsa Tunizia nuk e gjeti asnjëherë kuadratin.
Çfarë mund të bëjë Japonia në këtë Botëror? Ndoshta klasi nuk është I një Gjermanie, Argjentine, France, Spanje apo Anglie, por talent ka, po ashtu unitet prej çeliku dhe shumë dëshirë e përgatitje fizike.
Tri herë në kupat e Botës japonezët kanë arritur vendin e 9-të e këtë herë do të duan padyshim të kualifikohen të paktën deri në çerekfinale, transmeton abcnews.




