Njoftojmë të gjithë maturantët dhe të diplomuarit se më 29 qershor 2026 hapet konkursi për pranimin e studentëve në Fakultetin Juridik për vitin akademik 2026/2027.
Fakulteti Juridik ofron programe studimi të akredituara në nivelin Bachelor dhe Master, të hartuara sipas standardeve bashkëkohore akademike dhe profesionale. Programet synojnë formimin e juristëve dhe profesionistëve të kualifikuar, të aftë për t’iu përgjigjur kërkesave të sistemit juridik, administratës publike, sektorit privat dhe proceseve të zhvillimit shoqëror e institucional.

Programet e Studimit
Juridik i Përgjithshëm (LLB) – 240 ECTS
Program studimi që përgatit juristë dhe profesionistë të kualifikuar në fusha të ndryshme të së drejtës. Për vitin akademik 2026/2027 do të pranohen 100 studentë.
E Drejta dhe Siguria (LLM) – 120 ECTS
Program unik në Kosovë, i orientuar drejt përgatitjes së kuadrove profesionale në fushën e sigurisë dhe drejtësisë. Për këtë vit akademik do të pranohen 25 studentë.
E Drejta Civile dhe Biznesore (LLM) – 60 ECTS
Program që lidhet drejtpërdrejt me tregun e punës dhe përgatit profesionistë të specializuar në fushën civile dhe biznesore. Për këtë vit akademik do të pranohen 25 studentë.
Pse të Studioni në Fakultetin Juridik?
Fakulteti Juridik në Universiteti “Haxhi Zeka” ofron:
Programe studimi të akredituara;
Infrastrukturë moderne dhe ambiente bashkëkohore studimi;
Staf akademik të kualifikuar dhe me përvojë;
Mjedis të qetë dhe profesional për studim;
Mundësi për praktikë profesionale dhe zhvillim të karrierës;
Përgatitje cilësore për tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës;
Mundësi mobiliteti dhe shkëmbimi akademik me universitete partnere ndërkombëtare përmes programeve të bashkëpunimit dhe projekteve ndërkombëtare.
E ardhmja juaj fillon këtu
Universiteti “Haxhi Zeka” është një institucion publik, i profilizuar dhe i përkushtuar ndaj cilësisë, inovacionit dhe ndërkombëtarizimit. Përmes partneriteteve me universitete prestigjioze evropiane dhe ndërkombëtare, studentëve u ofrohen mundësi për të zgjeruar njohuritë dhe përvojën e tyre akademike përtej kufijve të vendit.
Konkursi hapet më 29 qershor 2026.
Fakulteti Juridik – Vendi ku ndërtohen profesionistët e së ardhmes.
Bëhu pjesë e suksesit. Zgjidh Fakultetin Juridik dhe ndërto të ardhmen tënde me siguri, dije dhe profesionalizëm!, njofton UHZ, përcjell helveticALForum.ch.




