POSTIMET E FUNDIT

Ambasada e SHBA-së në Kosovë përkujton 27-vjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë ka përkujtuar të premten 27-vjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e këtij momenti historik për paqen dhe stabilitetin në rajon. Në një postim në rrjetin social Facebook, ambasada riafirmon angazhimin e tyre të përbashkët për paqe, stabilitet dhe prosperitet.

27 vjet më parë, forcat e NATO-s hynë në Kosovë, duke ndihmuar në hapjen e rrugës për paqe dhe stabilitet.

Ne nderojmë qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës dhe riafirmojmë angazhimin tonë të përbashkët për paqe, stabilitet dhe prosperitet”, kanë shkruar në rrjetin social në Facebook./BS

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB