Protesta dhe nëpër rrethe
Këtë të hënë, 8 qershor, u mbajt protesta e nëntë e qytetarëve në kryeqytet, për mbi katër orë, që kundërshton projektin në Zvërnec, pasuar me kërkesën e dorëheqjes së kryeministrit Edi Rama. Ashtu sikurse ditët e tjera, marshimi nisi nga sheshi ‘Skënderbej’ drejt Kryeministrisë, ku dhe mbahen e fjalime nga ana e qytetarëve.
Raportohet se në datën 10 qershor, pritet të mbahet protestë kombëtare në kryeqytet. Me një pjesëmarrje të gjerë të gjeneratës Z, nuk munguan as sot pankartat të frymëzuara nga meme-t, por një nga banderolat tërhoqi vëmendjen me mbishkrimin “Nuk i ke larë hesapet me studentët”. Paralelisht protesta u mbajtën dhe në Durrës e Shkodër. Tek kjo e fundit, i pranishëm ishte dhe Rama për 35-vjetorin e PS-së, i cili “u prit” me protesta kundër ndërtimit të projektit në Zvërnec, si dhe atij në Rrjoll. Edhe sot Korça doli gjithashtu në rrugët e qytetit, duke shtrirë kështu përmasat e protestave të qeta nëpër Shqipëri. Vlora po kështu, siç ishte lajmëruar në rrjete sociale kanë dalë për të protestuar që prej orës 18:00. “Kthellohu Edi, për ty e kam ore, se ne i kemi dalë zot vetes”, ishte një nga pankartat që u dallua nga vlonjatët, shoqëruar me “flamingon”, simbolin e kësaj proteste, transmeton tvklanal.




