POSTIMET E FUNDIT

Hajrulla Çeku takon ambasadorin austriak, diskutohet bashkëpunimi në arsim dhe shkencë

Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka pritur në takim ambasadorin e Austria në Kosovë, Georg Schnetzer, me të cilin ka diskutuar për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e arsimit, shkencës dhe zhvillimit profesional.

Gjatë takimit, ministri Çeku vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që Austria ka ofruar për zhvillimin e sektorit të arsimit në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e projekteve që ndikojnë në rritjen e cilësisë në arsim dhe avancimin e arsimit profesional.

Ai nënvizoi se partneriteti me Austrinë mbetet i rëndësishëm për krijimin e mundësive të reja për të rinjtë dhe për zhvillimin e kapaciteteve profesionale në vend.

Nga ana tjetër, ambasadori Georg Schnetzer rikonfirmoi gatishmërinë e Austrisë për të vazhduar mbështetjen ndaj Kosovës në sektorin e arsimit, me fokus të veçantë në arsimin profesional dhe zhvillimin e kapaciteteve institucionale. Në takim u diskutua gjithashtu për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimit të përvojave, në funksion të zhvillimit të mëtejmë të sistemit arsimor në Kosovë dhe përafrimit të standardeve me praktikat evropiane, transmeton rtk.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB