POSTIMET E FUNDIT

Abdixhiku: U dakordësuam për bashkëpunim me Vjosa Osmanin 

Pas mbledhjes së Kryesisë së Lidhjes Demokratike e Kosovës, kryetari i LDK Lumir Abdixhiku ka folur para mediave ku ka zbuluar detaje nga diskutimet. Ai theksoi se është informuar dhe është dakorduar me kryesinë për formalizimin e bashkëpunimit me ish-presidenten Vjosa Osmani, duke synuar një garë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme.

“I njoftova kryesinë, votuam dhe u dakorduam që të formalizojmë bashkëpunimin me Vjosa Osmanin për garimin e përbashkët në zgjedhjet e ardhshme”, tha ai.

I pyetur nëse do t’ia lëshojë vendin e renditjes në listë Vjosa Osmanit, Abdixhiku tha se kjo nuk paraqet asnjë problem për të.

“Pa asnjë problem, për mua besoj që Vjosa Osmani duhet të jetë kandidatja më e shkëlqyeshme dhe më e duhura për presidente të Kosovës. Besoj që populli e do një gjë të tillë dhe jam i gatshëm që bashkë me kolegët dhe LDK t’ia mundësojmë vetes dhe popullit të Kosovës një kandidaturë të tillë. Prandaj renditja në listë për mua nuk është problem fare”, shtoi ai.

Abdixhiku tha se nuk kanë patur asnjë kusht me Osmanin.

“Nuk është relacion kushtëzimesh, është relacion i kuptimit të nevojës së përbashkimit të të gjithëve brenda LDK-së, dhe ky nënkupton që ne ndërtojmë relacione mbi mirëbesim”, theksoi ndër të tjera.

Ai shtoi se diskutimet me Osmanin ende duhet të finalizohen para se marrëveshja të marrë formën përfundimtare në organet e LDK-së.  “Më jepni disa ditë që ti finalizoj diskutimet me zonjën Osmani për të përfunduar në një votim formal në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Kishte dakordim për idenë e bashkimit, për garim të përbashkët”, tha Abdixhiku, transmeton euronewsal.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB