BallinaEKSKLUZIVE1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve! Begaj: Mirënjohje për punëtorët që ndërtojnë...

1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve! Begaj: Mirënjohje për punëtorët që ndërtojnë çdo ditë Shqipërinë

-

Presidenti Bajram Begaj, uroi sot punëtorët për ditën e 1 Majit duke shprehur nderim dhe mirënjohje për sakrificën, përkushtimin dhe ndershmërinë e tyre.

Në një mesazh të posaçëm, Kreu i Shtetit vlerëson njerëzit e punës së ndershme duke theksuar se janë ata që ndërtojnë çdo ditë Shqipërinë.

“Në 1 Maj nderojmë dhe shprehim mirënjohjen më të thellë për njerëzit e punës, të cilët, me përkushtim, sakrificë dhe ndershmëri, ndërtojnë çdo ditë Shqipërinë”,  shprehet Presidenti i republikës në këtë mesazh.

Presidenti Begaj vlerëson ndër të tjera se ata duhen të kenë mbështetje maksimale, ndërsa e konsideroi ditën e 1 majit si një moment kujtese të shoqërisë shqiptare për më shumë drejtësi sociale solidaritet.

“Puna e tyre meriton vlerësim, dinjitet dhe mbështetje maksimale. Kjo ditë duhet të shërbejë si një kujtesë e fortë për të gjithë shoqërinë, që t’u japë punëtorëve, forcës që krijon përparim dhe begati, më shumë drejtësi sociale dhe solidaritet.Faleminderit çdo njeriu të punës!”, shkruan Begaj. 1 Maji shënon një ditë simbolike për të drejtat e punëtorëve në mbarë botën, duke kujtuar sakrificat dhe arritjet e tyre në historinë e lëvizjes punëtore, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Eksperti britanik i udhëtimeve rekomandon Shqipërinë: Plazhe si në Maldive dhe...

0
Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e udhëtarëve ndërkombëtarë, falë plazheve me ujëra të kristalta, peizazheve natyrore dhe kostos më të përballueshme...