POSTIMET E FUNDIT

2.3 milionë USD për një biletë në finalen e Botërorit

Interesi i lartë ka çuar në çmime stratosferike. Gara për biletat e finales së Kupës së Botës 2026, që do të luhet më 19 korrik në stadiumin “MetLife” të New Jersey-t, ka arritur nivele të pabesueshme. Në portalin zyrtar të rishitjes së FIFA-s janë shfaqur katër vende në unazën e parë, pas portës, me çmimin stratosferik prej gati 2.3 milionë dollarë, shkruan Associated Press.

Edhe pse FIFA nuk kontrollon drejtpërdrejt çmimet e vendosura nga shitësit, ky organizëm e menaxhon operacionin duke marrë një komision prej 15% si nga blerësi, ashtu edhe nga shitësi. Lista e çmimeve në platformë paraqet dallime të mëdha, me vende në unazën e tretë që variojnë nga 23,000 deri në 138,000 dollarë, ndërsa biletat më ekonomike për finalen aktualisht kushtojnë rreth 10,923 dollarë. Botërori 2026, që do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Kanada dhe Meksikë, transmeton tvklanal.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB