I dyshuari për të shtënat në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë është identifikuar si Cole Tomas Allen, 31 vjeç, nga Torrance, Kaliforni.
Kjo u raportua nga Associated Press, e cila mësoi informacionin nga dy zyrtarë të zbatimit të ligjit. Sipas mediave amerikane, burri që u përpoq të qëllonte “anëtarët e administratës Trump”, siç e rrëfeu vetë për CBS, është një inxhinier mekanik me diplomë nga CalTech, Instituti i Teknologjisë i Kalifornisë.
Një imazh që qarkullon në mediat sociale e tregon atë midis atyre që marrin çmimet “Mësuesi i Muajit”.
Donald Trump postoi foton e tij në rrjetet sociale Truth: burri shfaqet i shtrirë në tokë në Washington Hilton. Presidenti gjithashtu publikoi pamje nga kamerat e sigurisë që tregojnë një burrë duke vrapuar nëpër pikën e kontrollit të sigurisë në hotelin që priste eventin.
Në video, oficerët nxjerrin armët e tyre dhe duket se fillojnë të qëllojnë.https://www.youtube.com/embed/UIw-A5tZWkk
Por kush është sulmuesi që u ndalua nga oficerët?
Trump tha në një konferencë për shtyp se “ai është një person i sëmurë”, një kalifornian, dhe se “kishte armë të shumta”.
Ai kishte në zotërim armë dhe thika dhe besohet se ka vepruar vetëm, tha kryetarja e bashkisë së Uashingtonit, Muriel Bowser.
“Në këtë kohë, nuk kemi arsye të besojmë se persona të tjerë janë të përfshirë”, tha ajo në një konferencë për shtyp.
“Në këtë pikë, duket se ai ka vepruar vetëm”.
Prokurorja e SHBA-ve, Jeanine Pirro, tha se i dyshuari është akuzuar për vepra penale me armë zjarri dhe sulm.
Një oficer u qëllua, por ai ishte i mbrojtur nga një jelek antiplumb.
“Ai u godit nga afër me një armë shumë të fuqishme dhe jeleku bëri punën e tij”, tha Trump, transmeton tvklanal.




