Do të jetë Sandro Schärer kryesori i ndeshjes mes PSG dhe Bayern-it të Mynihut. UEFA ka publikuar ditën e sotme ekipin e arbitrave, të cilët do të gjykojnë gjysmëfinalen e parë mes dy formacioneve në fjalë në “Parc des Princes”.
37-vjeçari do të ndihmohet në fushë prej Guadalupe Porras Ayuso (Spanjë) dhe Ángel Nevado (Spanjë). Arbitër i katërt do të jetë Jesús Gil Manzano (Spanjë). Carlos del Cerro Grande (Spanjë) do të ulet në dhomën e VAR-it.
Schärer ka arbitruar dy ndeshje të FC Bayern deri më tani. Në prill të vitit të kaluar, ai arbitroi ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve Bayern-Inter, të cilën vendasit e humbën 2-1. Ai gjithashtu arbitroi ndeshjen e fazës së grupeve kundër Lokomotiv Moskës në dhjetor të vitit 2020, të cilën Bayern e fitoi 2-0.
Schärer gjithashtu njeh shumë mirë edhe Paris Saint-Germain. Ai ka gjykuar dy ndeshje të klubit francez: një fitore 4-0 kundër Atalanta Bergamo në shtator të vitit 2025 dhe një barazim 1-1 kundër Club Brugge në shtator të vitit 2021./BS




