POSTIMET E FUNDIT

Kosova autorizon dërgimin e FSK-së në Gaza

Kosova autorizon dërgimin e FSK-së në Gaza – Haxhiu firmos vendimin për mision paqeruajtës

Ushtruesja e detyrës së presidentes së shtetit, Albulena Haxhiu, ka autorizuar sot dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion ndërkombëtar paqeruajtës, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza, pasi të premten 89 deputetë i thanë po dërgimit të ushtrisë së Kosovës atje.

Haxhiu shprehet se vendimi pasqyron një Kosovë që e kupton sigurinë si detyrim ndaj qytetarëve të saj dhe si përgjegjësi ndaj paqes dhe rendit ndërkombëtar.

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, sot autorizova dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion ndërkombëtar paqeruajtës, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza. Ky vendim pasqyron një Kosovë që e kupton sigurinë si detyrim ndaj qytetarëve të saj dhe si përgjegjësi ndaj paqes dhe rendit ndërkombëtar”, shkroi ajo.

Tutje, Haxhiu si ushtruese e detyrës së presidentes thotë se nga një vend që dikur kishte nevojë për mbështetjen e të tjerëve, Kosova sot merr përgjegjësi dhe jep kontribut në skenën ndërkombëtare.

Forca e Sigurisë së Kosovës është një institucion i ndërtuar me profesionalizëm dhe standarde të larta, e gatshme të shërbejë krah partnerëve tanë strategjikë. Pjesëmarrja në misione të tilla dëshmon pjekurinë shtetërore të Republikës sonë dhe vendin që Kosova po e forcon çdo ditë në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Haxhiu, transmeton rtsh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB