BallinaDiasporaZgjedhjet e Shkollës Shqipe në Bavari (LAPSH Bavari e.V)

Zgjedhjet e Shkollës Shqipe në Bavari (LAPSH Bavari e.V)

-

Dje, më datë 19.04.2026 Shkolla Shqipe në Bavari zhvilloi me sukses procesin zgjedhor, një moment i rëndësishëm për vazhdimësinë dhe organizimin e mësimit plotësues në Bavari.

Në këtë aktivitet morën pjesë Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Mynih, znj. Genta Mburimi, Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Mynih, z. Afrim Nura, duke i dhënë kësaj ngjarjeje një rëndësi të veçantë institucionale.

Procesi zgjedhor u zhvillua në mënyrë të rregullt dhe demokratike, me pjesëmarrjen e disa mësimdhënësve dhe anëtarëve të LAPSH-it.

Pas shkarkimit të kryesisë së kaluar, procesi u monitorua nga Komisioni Zgjedhor, i përbërë nga pesë anëtarë.

Pas numërimit të votave nga Komisioni Zgjedhor, u zgjodhën anëtarët e rinj të kryesisë si më poshtë:

• Milazim Ukaj – Kryetar

• Xhymshit Tafa – Nënkryetar

• Avdi Kolukaj – Arkëtar

• Mustafë Krasniqi – Koordinator

• Albana Kasumi Dashi – Zëdhënëse

• Arif Arifaj – Kryesues i Këshillave të Prindërve

Urojmë kryesinë e re për detyrën e marrë dhe suksese në vazhdimin e punës për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Bavari.

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe kontributin e tyre në këtë proces.

Një falënderim i veçantë shkon për Shoqatën “2 Krenare” për sigurimin e sallës dhe Shoqatën “Iliria Kaufbeuren” së bashku me afaristin Ilir Martinaj nga Kaufbeureni për donacionin me ushqim, transmeton Shkolla Shqipe në Bavari, përcjell helveticALForum.ch

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Konsulli Berisha pret tenorin Rame Lahaj në prag të koncertit në...

0
Cyrih, 08 tetor 2026 – Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha, siç mëson helveticALforum.ch ka pritur sot në takim tenorin...