POSTIMET E FUNDIT

Konjufca përfaqëson Kosovën në Këshillin e Sigurimit në Nju Jork

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka udhëtuar drejt Nju Jorkut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të përfaqësojë Kosovën në seancën e radhës të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Seanca pritet të nisë sot në ora 10:00 sipas kohës lokale në Nju Jork, ndërsa në Kosovë do të jetë ora 16:00. Në kuadër të kësaj mbledhjeje, është paraparë të mbahet briefing-u i radhës për Kosovën, ku do të diskutohet për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend.

Pjesëmarrja e Konjufcës në këtë forum të lartë ndërkombëtar konsiderohet e rëndësishme për prezantimin e qëndrimeve dhe prioriteteve të Kosovës në arenën globale. Në këtë takim, pritet që ai të theksojë progresin e arritur nga vendi, si dhe sfidat me të cilat vazhdon të përballet.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbetet një nga mekanizmat kryesorë ku trajtohen çështjet që lidhen me stabilitetin dhe sigurinë ndërkombëtare, përfshirë edhe situatën në Kosovë, e cila vazhdon të jetë pjesë e agjendës së tij të rregullt.

Autoritetet kosovare e shohin këtë pjesëmarrje si një mundësi për të forcuar pozitën ndërkombëtare të vendit dhe për të thelluar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, transmeton rtk.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB