POSTIMET E FUNDIT

UEJL nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me INOVA!

Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), i përfaqësuar nga Rektori, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Agjencinë për Inovacione, Zhvillim Shkencor-Teknologjik dhe Ndërmarrësi (INOVA), së bashku me universitetet publike në vend.

Ky memorandum synon: fuqizimin e kërkimit shkencor me orientim praktik; mbështetjen e ideve inovative dhe startupeve; nxitjen e sipërmarrësisë tek studentët dhe të rinjtë; bashkëpunimin konkret me sektorin privat; pjesëmarrjen në projekte ndërkombëtare dhe programe të BE-së

Përmes këtij bashkëpunimi, UEJL vazhdon të ndërtojë ura të forta mes arsimit, inovacionit dhe tregut të punës, duke krijuar mundësi të reja për studentët dhe zhvillimin ekonomik të vendit, transmeton EUJL, përcjell helveticALForum.ch

#UEJL#INOVA#Inovacion#Startup#Arsim#Zhvillim#Bashkëpunim

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB