POSTIMET E FUNDIT

Takim vendimtar për presidentin: Kurti dhe Abdixhiku ulen në tryezë për zgjidhje

Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pritet të zhvillojë sot një takim të rëndësishëm me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Takimi është planifikuar të nisë në orën 11:00 në ambientet e Kuvendit të Kosovës dhe konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt tejkalimit të ngërçit politik që ka përfshirë vendin javët e fundit.

Vetë Albin Kurti kishte paralajmëruar më herët se gjatë kësaj jave do të intensifikojë konsultimet me partitë opozitare, me synimin për të siguruar konsensusin e nevojshëm për këtë proces të rëndësishëm institucional.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës u ka dhënë deputetëve më shumë se një muaj kohë për të zgjedhur presidentin e ri, pasi më 25 mars hodhi poshtë dekretin e ish-presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit. Ky vendim erdhi pas dështimit të seancës së 5 marsit për zgjedhjen e presidentit.

Aktualisht, detyrën e presidentes së vendit është duke e ushtruar kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, deri në arritjen e një marrëveshjeje politike dhe zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Takimi i sotëm pritet të jetë një test i rëndësishëm për gatishmërinë e spektrit politik për kompromis dhe bashkëpunim në funksion të stabilitetit institucional të Kosovës, transmeton rtk.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB