POSTIMET E FUNDIT

Kosova ndan fonde për Luginën e Preshevës

Vendimi i Qeveria e Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare në mbështetje të shqiptarëve në Luginën e Preshevës është mirëpritur gjerësisht nga përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të këtij rajoni. Ata e cilësojnë këtë hap si të domosdoshëm për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe përmirësimin e kushteve të jetesës, ndërsa i bëjnë thirrje Serbia që të mos pengojë realizimin e këtij vendimi

Shaip Kamberi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik dhe deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, theksoi se mbështetja e Kosova për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën është jetike. Sipas tij, investimet në tekste shkollore në gjuhën shqipe, projekte arsimore dhe kulturore, si dhe mbështetja për të rinjtë, janë thelbësore për të ardhmen e komunitetit shqiptar në këtë zonë. Ai nënvizoi gjithashtu nevojën që institucionet serbe të lejojnë shpërndarjen e fondeve pa barriera.

Në të njëjtën linjë, Enkel Rexhepi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, e vlerësoi vendimin si një investim strategjik për zhvillimin arsimor dhe institucional. Ai theksoi se kjo mbështetje nuk ka vetëm karakter ekonomik, por përfaqëson një angazhim për të ardhmen e brezave të rinj.

Ndërkaq, Ardita Sinani, kryetare e Komunës së Preshevës, e cilësoi këtë vendim si një lajm të mirë për çdo familje në Preshevë. Ajo tha se paketa përfshin programe konkrete në arsim, kulturë dhe zhvillim socio-ekonomik, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve.

Në mbledhjen e mbajtur më 3 prill 2026, Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, deklaroi se ky vendim përfaqëson një përgjegjësi shtetërore dhe një angazhim të vazhdueshëm për shqiptarët jashtë kufijve të vendit. Edhe pse nuk u bë publike shuma e saktë, qeveria kishte paraparë rreth 4 milionë euro për Luginën e Preshevës dhe Sanxhakun për këtë vit.

Përfaqësuesit shqiptarë në këtë rajon theksuan se mbështetja nga Kosova nuk është vetëm një obligim moral, por një politikë e qëndrueshme institucionale që synon ruajtjen e identitetit dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë nën administrimin e Serbisë, transmeton rtk, përcjell helveticALForum.ch

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB