POSTIMET E FUNDIT

“Çmenden” biletat e Botërorit/ Çmime jashtëzakonisht të larta kërkuar nga FIFA për tifozët

Zemërimi dhe protesta duken në qiell. Po ashtu akuzat për eksploatim dhe vlerësim të biznesit më shumë sesa të tifozëve. Po flasim për çmimin e biletave të Kupës së ardhshme të Botës, që nisën të shiten onlajn që nga kjo e mërkurë.

Siç njofton BBC britanike, njerëzit janë skandalizuar nga shtrenjtësia e hyrëseve për në stadiumet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Meksikës dhe Kanadasë, dhe një biletë për finalen arrin afërsisht 11 000 USD. Saktësisht, 10 999!

E gjitha kjo është në kundërshtim me premtimin e bërë nga FIFA se tifozët nuk do të duhej të paguanin më shumë se 1550 për të ndjekur finalen në stadium. Grupet e tifozëve nisën sulmet që vitin e kaluar, dhe në dhjetor 2025, e cilësuan politikën e FIFA-s me çmimet e biletave si një “mashtrim monumental”, duke theksuar se për të ndjekur finalen duheshin paguar përkatësisht mb 4 000, mbi 5500 dhe mbi 8800 USD në varësi të vendit në stadium.

Si rrjedhojë e kësaj, institucioni I drejtuar nga presidenti Xhani Infantino, lajmëroi hedhjen në shitje të një numri të kufizuar të biletave më ekonomike me çmim 60 USD për të 104 ndeshjet e Kupës së Botës.

Sipas FIFA-s, ky çmim do të jetë për 10 për qind të biletave që do të marrë secili vend, kombëtarja e të cilit merr pjesë në Botëror. Sa për krahasim, biletat më të shtrenjta të finales së Botërorit të vitit 2022 në Katar nuk shkonin më shumë se 1604 USD. E pamundur të kuptohet se përse spektakli sportiv më popullor në botë duhet të shtrenjtohet me 5 apo 7 fish!, transmeton abcnews.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB