BallinaDiasporaFestat zyrtare mbyllin përkohësisht Konsullatën e Kosovës në Cyrih

Festat zyrtare mbyllin përkohësisht Konsullatën e Kosovës në Cyrih

-

Cyrih, prill 2026 – Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih ka njoftuar bashkatdhetarët se nuk do të ofrojë shërbime në disa data gjatë muajit prill, në përputhje me Ligjin për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës si dhe me festat zyrtare të Zvicrës.

Sipas njoftimit zyrtar, konsullata do të jetë e mbyllur në këto ditë:

  • 3 prill (e premte) – Karfreitag (E Premtja e Mirë) – Zvicër
  • 6 prill (e hënë) – Pashkët Katolike dhe Ostermontag – Zvicër
  • 9 prill (e enjte) – Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës
  • 13 prill (e hënë) – Pashkët Ortodokse (që kremtohen më 12 prill)

Autoritetet konsullore bëjnë të ditur se gjatë këtyre ditëve nuk do të jetë aktiv numri i zakonshëm i telefonit, për shkak të festave zyrtare dhe fundjavave.

Megjithatë, për raste emergjente, qytetarët mund të kontaktojnë përmes:

Konsullata u bën thirrje bashkatdhetarëve që të planifikojnë paraprakisht shërbimet e tyre dhe të kenë parasysh këto data mbylljeje, transmeton helveticALForum.ch

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ronaldo: Dua 1000 gola dhe Ligën e Kombeve

0
Cristiano Ronaldo po përgatitet të luajë ndeshjen e tij të 234-të për Portugalinë, e planifikuar për të enjten në mbrëmje në Estádio José Alvalade...