POSTIMET E FUNDIT

Bajram Fusha: Oda Sllovene urë lidhëse për investime të reja në Kosovë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, priti në takim përfaqësuesit e Oda Sllovene e Bizneseve në Kosovë, me të cilët zhvilloi një diskutim të hapur për hapat konkretë në drejtim të thellimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Slloveni.

Takimi u zhvillua me përfaqësues të Odës, të drejtuar nga Bajram Fusha, ku u vlerësua roli i saj në krijimin e mundësive të reja të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Gjatë diskutimeve, u trajtuan mënyrat për rritjen e bashkëpunimit institucional dhe për avancimin e angazhimeve konkrete në drejtim të tërheqjes së investitorëve slloven dhe evropian në Kosovë. Po ashtu, temë e takimit ishte edhe organizimi i Forumit të përbashkët Kosovë–Slloveni, si një mundësi për forcimin e lidhjeve ndërmjet tregjeve dhe krijimin e partneriteteve të qëndrueshme.

Ministrja Kusari-Lila prezantoi vizionin për zhvillimin e parqeve industriale në disa komuna, si dhe angazhimin për zbatimin e politikave të gjelbra, me qëllim një zhvillim ekonomik më të qëndrueshëm dhe afatgjatë.

Ajo theksoi se Qeveria e Kosovës dhe ministria që ajo e drejton mbeten të hapura për bashkëpunim, veçanërisht për iniciativa që sjellin investime cilësore, inovacion dhe krijimin e vendeve të reja të punës, transmeton Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, përcjell helveticALForum.ch

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB