POSTIMET E FUNDIT

Ndryshon ora: Fillon zyrtarisht ora verore, qytetarët humbasin një orë gjumë

Natën mes së shtunës dhe së dielës, ka hyrë në fuqi ora verore, duke sjellë zhvendosjen e akrepave të orës një orë përpara. Në orën 02:00 pas mesnate, akrepat kanë kaluar direkt në 03:00, duke bërë që qytetarët të humbasin një orë gjumë, por njëkohësisht të përfitojnë ditë më të gjata dhe më shumë dritë natyrale gjatë mbrëmjes.

Ky ndryshim ndodh çdo vit sipas një rregulli të pandryshueshëm: ora verore fillon gjithmonë të dielën e fundit të muajit mars. Në vitin 2026, kjo ditë përkoi me 29 marsin, çka e bën këtë ndryshim të ndodhë pak më herët krahasuar me disa vite të tjera.

Qëllimi i aplikimit të orës verore lidhet me kursimin e energjisë dhe shfrytëzimin maksimal të dritës së diellit gjatë ditës. Megjithatë, për shumë qytetarë, përshtatja me ritmin e ri të gjumit mund të kërkojë disa ditë.

Ora verore do të zgjasë deri më 25 tetor, kur në orën 03:00 të mëngjesit akrepat do të kthehen një orë prapa, duke rikthyer orën dimërore dhe duke u “dhënë mbrapsht” qytetarëve orën e humbur sot.

Ekspertët këshillojnë që në ditët në vijim qytetarët të përpiqen të rregullojnë gradualisht orarin e gjumit, në mënyrë që ndryshimi të mos ndikojë në shëndetin dhe produktivitetin e tyre/RT

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB