BallinaSportiRei Manaj humbet zyrtarisht ndeshjen kundër Polonisë

Rei Manaj humbet zyrtarisht ndeshjen kundër Polonisë

-

Rezonanca magnetike që sulmuesi i Kombëtares ka kryer këtë të hënë ka konfirmuar një dëmtim muskulor të gradës së tretë në kofshën e majtë, çka e detyron të qëndrojë jashtë fushave të paktën për 2 muaj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Sivasporit, ku aktivizohet 29-vjeçari.

Trajneri Silvinjo duhet të bëjë llogaritë për sfidën e Varshavës, pa sulmuesin titullar, por edhe me zëvendësuesit e tij jo në formën e duhur.

Mirlind Daku ende nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi, ndërsa Broja edhe pse u aktivizua pak minuta këtë fundjavë është larg formës optimale dhe mbi të gjitha aktivizohet në krahun e djathtë në skemën 4-3-3.

Nuk përjashtohet mundësia që trajneri të rikthejë në Kombëtare Indrit Tucin, Kristjan Shpendin apo Taulant Seferin, që po bëjnë mirë me skuadrat e tyre.

Nga futbollistët që janë pjesë e organikës rolin e sulmuesit 9 mund ta bëjë edhe Myrto Uzuni.

Silvinjo pritet që të publikojë listën e futbollistëve të grumbulluar këtë fundjavë, transmton euronewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Rezistenca antimikrobike alarmon Evropën, 35 mijë vdekje çdo vit në BE

0
Përdorimi i tepruar dhe i papërshtatshëm i antibiotikëve po përshpejton përhapjen e baktereve rezistente, duke e kthyer rezistencën antimikrobike në një nga kërcënimet më...