POSTIMET E FUNDIT

Përgatitjet për studimet jashtë vendit, maturantë konsultime për lëndët kryesore

Nuk i duhet të mendohet gjatë për atë që nesër do të jetë profesion i tij. Aron Kora, maturant i Shkollës së Mesme “Ismail Qemali”, ashtu si edhe gjatë viteve të tjera, edhe këtë vit, përmbyll të gjimnazin duke punuar fort për t’ia arritur qëllimit të tij: aplikimit për mjekësi në dy universitete jashtë vendit, në Hungari dhe Itali.

Aroni shprehet se notat janë vendimtare për aplikimin jashtë shtetit, por patjetër që institucioni vlerëson edhe punën dhe dëshirën e kandidatit për të ndjekur një program të caktuar studimi.

Pas aprovimit të gjithë dokumentacionit, kandidati do t’i nënshtrohet edhe një testi vlerësimi.

“Testi që duhet të bëhet në hyrje është pak a shumë i ngjashëm me atë që bëhet në Shqipëri. Janë afërsisht 100 pyetje, që zgjaten për 100 minuta, të gjitha me alternativa. Ka edhe pyetje logjike dhe të dijenisë së përgjithshme, që në Shqipëri nuk bëhen. Ata vlerësojnë edhe sa i formatuar je si njeri, jo vetëm si nxënës,” shpjegon Aroni.

Maturanti thekson se dega e mjekësisë, për të cilën do të vijojë studimet, garanton punësim si brenda vendit, ashtu edhe jashtë tij.

Do të doja të rrija në Shqipëri, por nëse mundësitë financiare më lejojnë të vazhdoj jashtë vendit, do të vijoj andej dhe mund të kthehem një moment tjetër”, tha maturanti.

Përgatitja dhe përkushtimi gjatë këtyre pesë muajve të parë të këtij viti do të jenë vendimtarë për Aronin në ndjekjen e ëndrrës së tij: nisjen e studimeve të larta për mjekësi jashtë vendit./Keti Toroveci, transmeton rtsh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB