Eurovision ka publikuar videoklipin zyrtar të këngës “Nan” nga Alis, që përfaqëson Shqipërinë në edicionin e 70-të të festivalit evropian të muzikës, i cili zhvillohet këtë vit në Vjenë, Austri.
Videoklipi u publikua në kanalin zyrtar të Eurovision në YouTube, ndërsa shoqërohet me titra në gjuhën angleze për të lehtësuar kuptimin nga publiku ndërkombëtar.
Kënga është në gjuhën shqipe dhe ofron një interpretim që kombinon fuqinë vokale me emocionin e pastër artistik të Alis, i cili do të performojë në natën e dytë të Eurovision, më 14 maj 2026.
“Nan” u shpall fituese e Festivalit të 64-të të Këngës në RTSH në vitin 2025, duke u dalluar për interpretimin unik dhe mesazhin universal mbi dashurinë.
Ky videoklip synon të prezantojë Shqipërinë me një performancë të fortë dhe emocionuese në skenën më të madhe të muzikës europiane, transmeton rtsh.




