Paris Saint-Germain dhe Chelsea do të përballen sonte në stadiumin Parc des Princes në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-së së finales në Ligës së Kampionëve. Dy skuadrat takohen për herë të parë që nga finalja e FIFA Club Ëorld Cup vitin e kaluar, kur londinezët fituan bindshëm 3-0.
Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique arriti në këtë fazë pasi kaloi një rrugë jo të lehtë në kompeticion. Parizienët përfunduan në vendin e 11-të në fazën e ligës dhe u detyruan të luanin në play-off, ku eliminuan AS Monaco me rezultat të përgjithshëm 5-4. Në kampionatin francez forma e tyre ka qenë e luhatshme, pasi pas fitores minimale ndaj Le Havre AC pësuan humbje 3-1 pikërisht nga Monaco.
Nga ana tjetër, Chelsea FC u kualifikua për në 1/8 e finales pasi përfundoi në vendin e gjashtë në fazën e ligës së Ligës së Kampioëve. Skuadra e trajnerit Liam Rosenior po kërkon stabilitet në rezultate, ndërsa së fundmi fitoi 4-1 ndaj Aston Villa FC në Premier League dhe avancoi në FA Cup pas fitores 4-2 ndaj Ërexham AFC pas kohës shtesë.
Në aspektin e formacionit, PSG pritet të rikthejë në qendër të mbrojtjes kapitenin Marquinhos, ndërsa në sulm mund të startojnë Ousmane Dembélé, Désiré Doué dhe Khvicha Kvaratskhelia. Te Chelsea, në qendër të vëmendjes është forma e mirë e sulmuesit João Pedro, ndërsa mesfushori Enzo Fernández dhe Moisés Caicedo pritet të jenë titullarë në mesfushë.
Përballja e parë pritet të jetë vendimtare për fatin e kësaj përballjeje, ndërsa ndeshja e kthimit do të përcaktojë skuadrën që do të sigurojë një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Këto janë formacionet e mundshme:
PSG: Safonov; Hakimi, Zabarnyi, Pacho, Mendes; Neves, Vitinha, Zaire-Emery; Doue, Dembele, Kvaratskhelia
Chelsea: Sanchez; James, Fofana, Chalobah, Cucurella; Caicedo, Santos; Palmer, Fernandez, Neto; Pedro/BS




