Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim ushtruesen e detyrës së shefes së Operacioneve Aktuale në Divizionin për Operacione të Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Blanca Hereza.
Në qendërtë diskutimeve mes tyre kanë qenë zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe planet për të ardhmen.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në këtë takim, Maqedonci ka ritheksuar se objektiv i Kosovës është anëtarësimi në NATO.
“Ai nënvizoi se vazhdohet me përkushtim koordinimi dhe bashkëpunimi i ngushtë me KFOR-in dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), ndërsa ritheksoi se objektiv i Republikës së Kosovës mbetet anëtarësimi në NATO, në mënyrë që vendi ynë dhe FSK të vazhdojnë edhe më fuqishëm të japin kontribut në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes”, ka thënë Maqedonci gjatë takimit me zyrtaren e lartë të NATO-s, transmeton rtsh.




