POSTIMET E FUNDIT

Ambasadori Rexhep Demiri pret në Bernë ambasadoren e re të Malit të Zi

Takim miqësor në Bernë: Ambasadorët e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi diskutojnë bashkëpunimin e ardhshëm

Në Bernë të Zvicrës është zhvilluar një takim miqësor ndërmjet ambasadorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesisë së Tij Rexhep Demiri, dhe ambasadores së re të Malit të Zi në Zvicër, znj. Marija Lakić Barfus.

Sipas raportimit të portalit HelveticALForum.ch, ambasadori Demiri pati nderin dhe kënaqësinë ta presë ambasadoren Lakić Barfus në ambientet e Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bernë, në kuadër të takimeve të kortezisë pas marrjes së detyrës së saj diplomatike në Zvicër.

Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, duke reflektuar marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet dy vendeve – Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. Gjatë bisedës, të dy diplomatët diskutuan për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në të ardhmen në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe rolit dhe kontributit të komuniteteve të dy vendeve që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, të cilat konsiderohen si një urë e rëndësishme lidhëse për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet shteteve. Ky takim konfirmon gatishmërinë dhe vullnetin e përbashkët të dy ambasadave për të thelluar më tej bashkëpunimin diplomatik, ekonomik dhe kulturor, duke kontribuar në forcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, transmeton helveticALForum.ch

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB