POSTIMET E FUNDIT

Milani i tregon Interit se kush është shef i derbit të madh

Milani ka triumfuar në derbin e madh të Italisë, me rezultat 1:0 ndaj Interit. Derbi i madh, derbi i qytetit të modës dhe të të njëjtit qytet mes dy rivalëve të përbetuar i takoi Milanit që ishte në cilësinë e vendasit.

Futbollisti Pervis Estupinan shënoi golin e fitores në minutën e 35-të pas asistimit të Fofanas.

Një gol me vlerë ari, një gol që vendosi fatin e derbit, një trepikësh të madh për Milanin. Një fitore e madhe që ia mban gjallë gjasat për titull skuadrës së Milanit.,

Interi megjithatë ka epërsi të mirë në krye të tabelës.

Zikaltrit kryesojnë me 67 pikë, 7 më shumë se Milani në vendin e dytë pas javës së 28-të në Serie A.

Ardon Jashari nuk u aktivizua as një minutë për Milanin.

Megjithatë skuadra e Milanit i tregoi Interit se kush është shefi i derbit të rivalëve të përbetuar e të përjetshëm./K.Goca/BS

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB