POSTIMET E FUNDIT

Albin Kurti: “Të Drejta. Drejtësi. Veprim.” – Barazia kërkon angazhim të përbashkët

Prishtinë – Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar rëndësinë e barazisë gjinore dhe angazhimit konkret për të drejtat e grave dhe vajzave. Tema e këtij viti, sipas Kurtit, është “Të Drejta. Drejtësi. Veprim.”, duke nënvizuar se barazia nuk është vetëm një premtim, por një proces që kërkon veprim konkret.

Në një postim në Facebook, Kryeministri ka bërë të ditur se Dita Ndërkombëtare e Gruas është një mundësi për të kujtuar se gratë dhe vajzat në mbarë botën vazhdojnë të kërkojnë të drejtat e tyre, drejtësi, solidaritet dhe mundësi të barabarta.

Në Kosovë po fuqizohen gratë përmes punësimit, mbështetjes ekonomike, rritjes së pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje dhe luftës kundër dhunës me bazë gjinore. Mbi 12 mijë gra janë mbështetur në punësim, është rritur pronësia e grave dhe janë krijuar mekanizma më të fortë mbrojtjeje, të cilat i cilësoj si hapa konkretë drejt barazisë në vend,” ka shkruar Kurti.

Ai ka shtuar se këto hapa sigurojnë që të drejtat e grave të mos mbeten vetëm në ligje dhe deklarata, por të garantohet drejtësi reale në jetën e përditshme kolektive dhe përvojën individuale të secilës grua.

Në përfundim të mesazhit të tij, Kryeministri ka theksuar se barazia është punë dhe përgjegjësi e përbashkët dhe ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, duke theksuar se angazhimi për barazi do të vazhdojë edhe më tej, transmeton rtk.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB