POSTIMET E FUNDIT

Anis Mehmeti, lojtari më i shtrenjtë i Kombëtares shqiptare, Sylvinho nuk e fton

Anis Mehmeti është lojtari më i shtrenjtë i Kombëtares shqiptare, megjithëse trajneri Sylvinho nuk ka preferuar ta thërrasë në ekip.

Sipas përditësimit të fundit të “Transfermarkt”, vlera e Mehmetit në treg është rritur nga 10 milionë euro në 14 milionë euro, duke e bërë futbollistin më të vlerësuar të Kombëtares. Pas tij renditen Kristjan Asllani dhe Ernest Muçi me 13 milionë euro, ndërsa Daku dhe Broja kanë vlerë 10 milionë euro secili.

Ajo që bie në sy është fakti se Mehmeti, lojtari i Ipswich Town në Championship, nuk është ftuar në Kombëtare që nga viti 2023, kur vlera e tij në treg ishte vetëm 1.2 milionë euro.

25-vjeçari po kalon një formë fantastike këtë sezon në Championship, ku ka realizuar 11 gola dhe ka dhënë 8 asiste, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të spikatur të kampionatit, transmeton euronewsal.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB